Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori Kai Eide: Dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të nis, palët të gjejnë zgjidhje

NULL NULL
09.01.2019 10:20

Ambasadori norvegjez në NATO, Kai Eide, ka apeluar tek pala kosovare dhe ajo serbe që të normalizojnë raportet dhe sipas tij dialogu duhet të mos ngelet në këtë gjendje të bllokuar.

Përmes llogarisë së tij në Twitter, ish i dërguari i OKB-së në Kosovë në vitin 2005, Kai Eide, ka thënë se duhet patjetër që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje për të stabilizuar raportet dypalëshe, njofton Klan Kosova.

”Duhet të gjendet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për të stabilizuar marrëdhëniet dypalëshe, të krijojnë stabilitet rajonal dhe përfshirje në organizatat ndërkombëtare! Hapa të mëtejshëm që dëmtojnë marrëdhëniet duhet të shmangen. Dhe bisedimet duhet të fillojnë! Stagnimi i vazhdueshëm politik është shumë i rrezikshëm!”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.