Ambasadori izraelit në OKB thotë se vendi po vepron për të ‘parandaluar shkatërrimin e tij’ NULL NULL 13.06.2025 23:55 13.06.2025 23:55 Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku edhe ka komentuar operacionin ushtarak të vendit të tij kundër Iranit. Danon thotë se qëllimi i Izraelit është të “parandalojë shkatërrimin e tij” duke çmontuar programin bërthamor të Iranit. “Ne i njohim armiqtë tanë. Ne e dimë ideologjinë e tyre. Dhe kur një regjim ndërton raketa balistike, pasuron uraniumin pothuajse në nivelin e armëve dhe deklaron hapur qëllimin e tij për të na shkatërruar “, thotë ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ai shton se ndërhyrja e Izraelit u detyrua për shkak të pasurimit të uraniumit nga Irani dhe punësimit të shkencëtarëve bërthamorë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme A po zhvillohen bisedime me SHBA-në? Irani: Fokusi është në kundërshtimin e armikut 27 minuta më parë
Lajme Izraeli thotë se 20 komandantë ushtarakë iranianë janë vrarë që nga fillimi i operacionit 37 minuta më parë