Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori i Shqipërisë viziton kontigjentin e FA-s me mision në Komandën e KFOR-it

NULL NULL
28.03.2025 15:00
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj i shoqëruar nga atasheu ushtarak kolonel Beqir Tafili, zhvilloi një takim me Kontigjentin e Forcave të Armatosura me mision në Komandën e KFOR-it.
Ambasada e Shqipërisë njofton se në takimin me kontigjentin paqëruajtës, ambasadori falenderoi të gjithë personelin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin në shërbim të paqes dhe të sigurisë rajonale dhe më gjerë.
“Kontributi dhe profesionalizmi i ushtarakëve të FA-s në KFOR, është vlerësuar maksimalisht edhe nga drejtuesit e KFOR-it në Prishtinë, por edhe nga drejtuesitë e Komandës në Pejë ku operojnë trupat tona”.
Në përfundim, Malaj iu uroi suksese të mëtejshme në detyrën e tyre fisnike, në shërbim të mbrojtjes, sigurisë dhe paqes, duke, iu garantuar mbështetjen maksimale të Tij, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë shqiptare.
lajme të ngjashme