Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë: Do ta mbështesim qeverinë në sundim të ligjit dhe zhvillim të institucioneve - Klan Kosova

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë: Do ta mbështesim qeverinë në sundim të ligjit dhe zhvillim të institucioneve

NULL NULL
4 months më parë

Këtë të hënë në Kosovë ka arritur ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara, Jeffery Hovenier.

Hovenier u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ku në konferencë për media , ai u shpreh se njerëzit në Kosovë kanë bërë atë çfarë kanë patur nevojë ta bëjnë në nivelin global si dhe të krijojnë një shtet të suksesshëm multietnik.

Hovenier tha se e ardhmja e Kosovës varët nga liderët e saj, teksa shtoi se ka ende punë për të bërë.

“E ardhmja e Kosovës varët nga liderët e saj, dhe njerëzit e Kosvoës janë në duar të sigurta. Ka ende punë për të bërë si në çdo vend tjetër dhe jam krenar me mundësinë për të marr pjesë në këtë proces si përfaqësues presonal i presidentit Biden”, është shprehu Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Hovenier tha se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë partner të Kosovës, ku tha se do të vazhdojnë të punojnë me Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që sipas tij, t’i çojnë përpara prioritetet që janë përmendur edhe në Samitin për Demokraci, atë të zhvillimit të institucioneve dhe të sundimit të ligjit.

“SHBA-të janë partner dhe kjo do të vazhdoj, një gjë që dua të them se ne jemi miq, jemi në anën tuaj dhe ne do të punojmë me qeverinë tuaj, shoqërinë civile, me qytetarët që t’i cojmë përpara prioritetet dhe sic është thënë në Samitin për Demokraci, e mbështesim zhvillimin e institucioneve tuaja, të sundimit të ligjit. Do të vazhdojmë të mbështesim Qeverinë e Kosovës në rrugën e saj drejt institucioneve euroatlantike dhe ta ketë rolin e duhur në rajon në kontekstin paqësor”, është shprehur Hovenier, përcjell Klankosova.tv.