Cochard: Në dokumentin e QUINT-it që iu dorëzua Vuçiqit u bë thirrje për shtyrje të afatit për targa NULL NULL 02.11.2022 13:43 02.11.2022 13:43 Ambasadori i Francës në Beograd, Pierre Cochard, ka thënë se në dokumentin që ambasadorët e QUINT-it ia kanë dorëzuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, bëhet thirrje që Kosova ta shtyjë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e veturave me targa serbe. Cochard tha se ndonëse i kanë kërkuar shtyrjen e vendimit, Kosovës nuk ia kontestojnë legjitimitetin e vendimit. “Në atë dokument, ne bëjmë thirrje për shtyrjen e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e veturave, vendim ky që ne nuk e kontestojmë legjitimitetin dhe bëjmë thirrje për shmangien e çdo gjëje që mund të rrisë tensionet”, është shprehur Cochard për Tanjug duke iu përgjigjur pyetjes nëse dokumenti që QUINT-i ia dorëzoi Vuçiqit ishte koherent me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Cochard tha se Bashkimi Evropian nuk udhëhiqet nga logjika e shantazhit në marrëdhëniet e saj me Beogradin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Ia shkunda kokën dhe i thash zgjohu”, rrëfimi i policit për natën tragjike në Lipjan 31 sekonda më parë
Kosova Komandanti i Policisë në Lipjan e konfirmon për Klankosova.tv: Ofrova dorëheqje, s'jam shkarkuar 2 orë më parë