Ambasadori Hovenier takohet me Ardian Gjinin, bashkë vizitojnë qytetin e Gjakovës NULL NULL 01.02.2023 17:24 01.02.2023 17:24 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka vizituar sot qytetin e Gjakovës, pas ritakimit që pati me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjinin. Hovenier u shpreh se në takimin që pati me Gjinin, i cili vie nga radhët e AAK-së, patën një diskutim mbi sundimin e ligjit dhe politikën e jashtme, përcjell klankosova.tv. ”Ishte kënaqësi të vizitoja Gjakovën sot dhe të ritakohesha me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, mik shumëvjeçar dhe student i #IVLP, i cili më tregoi rreth qytetit të tij të bukur. Më pas vizitova Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për një diskutim mbi sundimin e ligjit, sigurinë dhe politikën e jashtme. Gjithmonë më pëlqen të angazhohem me studentët dhe stafin, si dhe të takoj vullnetarin tonë të Korpusit të Paqes në Kosovë që punon në Gjakovë”, ka shkruar ai në facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 28 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë