Ambasadori francez nga Memoriali “Adem Jashari”: S’është koha që tensionet të rriten NULL NULL 13.11.2022 13:34 13.11.2022 13:34 Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ka thënë se nuk është koha për t’i lënë tensionet që të rriten. Guerot theksoi se është i prekur nga madhështia e këtij vendi. “Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar Guerot në Twitter. J'ai visité hier le mémorial d'Adem Jashari et de la soixantaine de proches tués en 1998. Émotion devant la solennité du lieu et les traces de la violence. 25 ans plus tard, il ne faut pas laisser les tensions remonter. pic.twitter.com/z3dQHCI8gG — Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) November 13, 2022