Ambasadori britanik u magjeps gjatë vizitës në Klinë NULL NULL 11.06.2025 18:28 11.06.2025 18:28 Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë në qytetin e Klinës. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se kjo komunë ka potencial të madh për bujqësi, sipas tij, është e vendosur në mes dy lumenjve Drinit të Bardhë dhe Klinës. “Por është gjithashtu e ndjeshme ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike. Ishte kënaqësi të takoja kryetarin Zenun Elezaj, për të diskutuar këto çështje”. “Më pas, pata një turne magjepsës në lokalitetin arkeologjik romak në Dresnik që daton që nga shekulli i dytë”, ka thënë Hargreaves. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti dikur Rugovën e quajti kolaboracionist, është dashur të kërkojë falje para se t'i shkonte te varri" 9 orë më parë