Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori britanik mirërpret zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, bën thirrje për hapa të mëtejshëm

NULL NULL
26.08.2025 16:44
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Foto

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si një hap pozitiv drejt stabilitetit institucional.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti”, shkroi ambasadori britanik në postimin zyrtar në rrjetin social, Facebook.

Ai gjithashtu u bëri thirrje partive politike në Kosovë që të veprojnë me shpejtësi për të përmbyllur procesin e formimit të institucioneve.

“I bëj thirrje partive të Kosovës që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të një qeverie të re”, theksoi Hargreaves. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme