Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori austriak shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të kosovarëve në Vjenë

NULL NULL
18.03.2026 16:34

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Me rastin e humbjen tragjike të tre kosovarëve në vendin e punës në Vjenë, Schnetzer shprehu ngushëllimet për vdekjen e tyre, duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e përbashkët për këtë tragjedi, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë takimit, sipas komunikatës për media, u bisedua edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar.

“Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve”.

lajme të ngjashme