Ambasadori Ajeti ia konfirmon deputetit gjerman vërtetësinë e identitetit të serbit që sulmon KFOR-in NULL NULL 31.05.2023 19:28 31.05.2023 19:28 Deputeti gjerman, Michael Roth, ka komentuar ngjarjet e fundit në veriun e vendit, ku protestues serbë kanë sulmuar dhunshëm forcat e KFOR-it, duke lënë së paku 30 të lënduar. Ai specifikisht ka komentuar një fotografi që po qarkullon në rrjet, e ku thuhet se një person me shkop në dorë që shihet teksa sulmon ushtarët e KFOR-it është polic i Serbisë. “Supozoj të jetë rrenë! Nëse jo, është skandaloze”, ka shkruar Roth në Twitter, duke shpërndarë një postim ku jepen detaje për personin në fjalë, raporton Klankosova.tv. I suppose it’s a fake! If not it’s just outrageous! https://t.co/yxwJivLhal — Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦 (@MiRo_SPD) May 31, 2023 E këtij shkrimi i ka reaguar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili i konfirmon atij se lajmi është i vërtetë. “I dashur Michael Roth, nuk është i rremë. Në të vërtetë, është një fakt i konfirmuar. Dragani është një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi. Një foto vlen sa një mijë fjalë”, shkroi Ajeti në Twitter, duke iu përgjigjur deputetit gjerman. Dear Michael @MiRo_SPD, it’s not a fake. Indeed, it’s a confirmed fact. Dragan is a Serbian policeman from the town of Rudare in Serbia. A picture is worth a thousand words. https://t.co/8CI3bhGk8O — Faruk Ajeti (@FarukAjeti) May 31, 2023 Në rrjet ka nisur të qarkullojë një fotografi me disa të dhëna për personin në fjalë, se është polic i Serbisë, gjegjësisht nga qyteti Rudar, nga por deri më tani redaksia e Klankosova.tv nuk ka arritur të konfirmojë nëse të dhënat janë të sakta. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë 15 minuta më parë
Kosova KDI: Vetëm 17% e qytetarëve dijnë se mund të përfshihen në reformën e drejtësisë 2 orë më parë