Ambasadorët në rend të parë të protestuesve në Shkup NULL NULL 17.05.2015 09:45 17.05.2015 09:45 Për shkak të protestave gjithëpopullore në Maqedoni në Shkup, ambasadorë dhe ish-ambasadorë të huaj do të jenë në rradhët e para të protestës. Prezencën e ka parlajmëruar Ervan Fuere dhe shumë ambasadorë të huaj të akredituar në Maqedoni. Me këtë është garantuar se protestat do të jenë të qeta dhe demokratike ku qytetarët e Maqedonisë për herë të parë në histori do të kenë mundësinë që të shprehin paknaqësinë e tyre në mënyrë të qetë dhe të sigurtë ndaj qeverisë së kryeministrit, Nikola Gruevski i cili nga përgjimet e opozitës dyshohet se është i përfshirë në vrasje, krim dhe korrupsion . Opozita ka akuzuar Gruevskin, duke thënë se ai çdo herë inskenon konflikte mes maqedonasve dhe shqiptarëve me qëllim që të largojë vëmendjen e opinionit, në këtë linjë ishte edhe incidenti i fundit në Kumanovë ku u vranë 8 policë të njësiteve speciale. Maqedonia rrezikon ta humb rekomandimin për anëtaresim në BE, pasi politikat e qeverisë aktuale janë në kundërshtim me vlerat europiane. Sipas opoztes, Gruevski dhe kushëririi tij Sasho Mijalkov kontrollojnë mbi 50 përqind të biznesit në Maqedoni dhe nuk është në interes të tyre anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Europian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.