Ambasadorët britanikë në Prishtinë e Beograd kërkojnë zbatim sa më të shpejtë të marrëveshjes NULL NULL 20.03.2023 15:01 20.03.2023 15:01 ambasadoret britanike Ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd dhe Prishtinë, Nicolas Abbott dhe Sian MacLeod kanë mirëpritur marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër nga Kosova dhe Serbia. Abbott dhe MacLeod kërkuan që marrëveshja të zbatohet sa më shpejt dhe theksuan se Mbretëria e Bashkuar do t’i mbështesë të dyja palët. “Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq bënë një hap të guximshëm dhe domethënës përpara duke rënë dakord për një plan për zbatim këtë fundjavë. Ne presim – dhe jemi të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë