Ambasadës finlandeze në Moskë i shkojnë tre letra me pluhur të bardhë NULL NULL 14.04.2023 12:47 14.04.2023 12:47 Ambasada finlandeze në Moskë njofton Ministrinë e Jashtme ruse pasi ka marrë tre letra me pluhur të bardhë, raportojnë mediat shtetërore atje. Ambasada e Finlandës në Moskë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Rusisë pasi mori një dorëzim të tre letrave të enjten, njëra që u zbulua pas hapjes se përmbante pluhur të bardhë, raportoi të premten media shtetërore ruse RIA Novosti, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Një deklaratë e ambasadës e marrë nga RIA thotë se “tre letra iu dorëzuan Ambasadës së Finlandës në Federatën Ruse, me hapjen e të parës prej të cilave u gjet një pluhur”. “Letrat iu dorëzuan përfaqësuesve rusë dhe ambasada finlandeze njoftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, shtohet në deklaratë. Marrëdhëniet mes Helsinkit dhe Moskës janë të tensionuara me anëtarësimin e fundit të Finlandës në NATO. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.