Ambasada Zvicerane reagon për dorëheqjen e Haradinajt NULL NULL 22.07.2019 19:06 22.07.2019 19:06 Pas ftesës së Gjykatës Speciale, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të premten ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Haradinaj sot ka shkruar një letër zyrtare, ku ka bërë të ditur se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje. Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar sot pas dorëheqjës së Haradinajt, ku përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook kjo Ambasadë merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt, nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Njoftimi i Ambasadës Zvicerane: “Ambasada e Zvicrës merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ne u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve institucional që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi. Jemi të bindur se institucionet shtetërore vazhdojnë të funksionojnë dhe do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.