Ambasada ruse njoftohet për vdekjen e katër turistëve në Kavajë NULL NULL 16.10.2021 09:19 16.10.2021 09:19 Ambasada ruse është njoftuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në një hotel në Qerret të Kavajës. Dyshohet se katër shtetasit rusë, – dy burra e dy gra – kanë qëndruar në sauna më shumë sesa lejohet ku edhe kanë ndërruar jetë. Ekspertët po kërkojnë të zbulojnë shkaqet e asfiksisë si dhe nëse turistët kanë konsumuar alkool apo ndonjë substancë narkotike. Policia ka marrë në pyetje turistët e tjerë rusë që ndodhen në hotel dhe personelin për të mësuar më shumë për rrethanat e ngjarjes. Fillimisht turistët kanë vënë re mungesën e tyre dhe më pas kanë kontrolluar dhe i kanë gjetur të asfiksuar në sauna./oranews/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike 1 orë më parë