Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada kosovare në Suedi e festoi 12 Qershorin me këngë e ekspozitë

NULL NULL
13.06.2025 21:42

Ambasada e Kosovës në Suedi të enjten organizoi një pritje solemne në Muzeun Historik të Stokholmit për të shënuar Ditën e Çlirimit.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, aktiviteti mblodhi një spektër të gjerë të të ftuarve, përfshirë ambasadorë dhe diplomatë të huaj të akredituar në Suedi, përfaqësues të institucioneve suedeze, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, komunitetit shqiptar, botës akademike dhe biznesit.

Në fjalën e saj, ambasadorja Shkendije Geci theksoi se 12 qershori është dita e fitores së lirisë dhe e shpresës për popullin e Kosovës, një pikë kthese historike që shënon fundin e një epoke shtypjeje dhe fillimin e ndërtimit të një shteti të lirë, demokratik dhe të përkushtuar ndaj paqes dhe drejtësisë.

Ambasada shton se programi artistik u pasurua me interpretimet emocionuese të Ardita Ukaj dhe Merve Abdurrahmani, ndërsa ekspozita e pikturave të artistes Arjeta Malës solli ndjenja të thella mbi kujtesën historike dhe identitetin kulturor. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.