Ambasada gjermane, Serbisë: Rregullo shtëpinë tënde para se ta qortosh Kosovën NULL NULL 02.07.2025 14:34 02.07.2025 14:34 Ambasada Gjermane. Ambasada Gjermane ka thënë se ka marrë në konsideratë letrën e fundit të Petar Petkoviq, ku ai kërkon ndalimin e ndërtimit të dy urave shtesë mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Përmes këtij njoftimi, kjo ambasadë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës në detyrë që të përmbahet nga lëvizjet përshkallëzuese. “Ambasada Gjermane ka marrë në konsideratë letrën e fundit të Petar Petkoviq në të cilën ai kërkon nga Bashkimi Evropian, shteteve të saj anëtare dhe palëve të tjera të interesuara që të ndalojnë atë që ai e përshkruan si “veprime përshkallëzuese të situatës nga Prishtina”, përkatësisht ndërtimin e planifikuar të dy urave shtesë mbi lumin Ibër në Mitrovicë”. “Siç e kemi deklaruar vazhdimisht në përgjigjet tona ndaj pyetjeve të mëparshme të shtypit, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të përmbahet nga lëvizjet përshkallëzuese”, thuhet në njoftim. Gjithsesi, ambasada tha se thirrjet për ulje të tensionit duhet të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjitha palët dhe siç thuhet aty, nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin e tmerrshëm në Banjskë, njofton Klankosova.tv. “Megjithatë, thirrjet për ulje të tensionit duhet të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjitha palët. Sigurisht që nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin e tmerrshëm në Banjska. Fakti që udhëheqësi i vetëshpallur i atij sulmi, serbi i Kosovës dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiq, pranoi publikisht përgjegjësinë dhe megjithatë vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, minon thellësisht përpjekjet për të nxitur besimin dhe llogaridhënien në rajon”, thuhet tutje aty. Në lidhje me këtë, ambasada përdori një proverb, duke thënë se së pari duhet të vendosen rregullat në shtëpinë e vet. “Në gjermanisht themi, “Erstmal vor der eigenen Haustür kehren” – së pari pastro para derës tënde. I zhvendosur në situatën aktuale, kjo proverb na kujton se duhet të rregullosh shtëpinë tënde përpara se ta qortosh vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj. Mosveprimi në ndjekjen penale të shkelësve të dhunshëm është po aq i keqardhur dhe kundërproduktiv sa çdo masë e pakoordinuar nga Prishtina”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025