Ambasada e Shqipërisë në Itali konfirmon mbylljen e listave për riatdhesim NULL NULL 29.03.2020 16:20 29.03.2020 16:20 Ambasada e Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari, bëjnë të ditur se pas njoftimit të Qeverisë për riatdhesimin e qytetarëve të bllokuar jashtë vendit kanë marrë një numër jashtëzakonisht të madh emailesh dhe telefonatash nga persona që kërkojnë të rikthehen në Shqipëri. Por siç e ritheksoi sot Kryeministri Rama, institucionet diplomatike në Itali po punojmë për rikthimin në atdhe, pas kontigjentit të parë që u kthye dje nga Italia, vetëm të personave të regjistruar në Ambasadë në listën e mbyllur deri në njoftimin e Qeverisë. “E kemi të pamundur, për shkak të numrit të tyre shumë të madh dhe rrethanave të punës, t’u pergjigjemi mesazheve të qytetarëve që na kanë shkruar. Ambasada dhe Konsullatat kërkojnë mirëkuptimin e të gjithëve për këtë” thuhet në deklaratën për media. Nga ana tjetër, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari, u bën me dije qytetarëve të regjistruar se kriteret e prioriteteve për riatdhesimin janë ato që janë bërë publike nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. “Kërkojmë nga qytetarët e regjistruar të jenë të aksesueshëm nëpërmjet telefonit, ëhatsapp ose email, në pritje të njoftimeve tona”./oranews.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 7 minuta më parë
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 25 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve 26 minuta më parë