Ambasada e SHBA-së uron medaljen e Nora Gjakovës NULL NULL 27.07.2021 14:41 27.07.2021 14:41 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka uruar fitoren e medaljes së artë të Nora Gjakovës të cilën e morri të hënën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Ata duke e marrë shembull Majlinda Kelmendin dhe Distria Krasniqin që kjo e fundit u bë e artë vetëm një ditë para Norës në kategorinë e saj, treguar se sa të forta mund të jenë gratë kosovare. “Ashtu si Majlinda dhe Distria para saj, fitorja e Noraës i demonstron botës atë që dimë tashmë: gratë kosovare janë të forta, të vendosura dhe të qëndrueshme”. Ekipi olimpik i Kosovës tashmë ka tre medalje të arta olimpike në bagazhin e tyre- të tri këto erdhën nga alete femra, njofton Klankosova.tv. “Të gatshme për ta çuar vendin e tyre drejt madhështisë”, e mbyllën urimin Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Majlinda Kelmendi është sportistja e parë në Kosovë që ka fituar medalje të artë olimpike, këtë e bëri në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Distria Krasniqi u bë e dyta në “Tokyo 2020” e më pas Nora Gjakovë në të njëjtin vend.