Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e ShBA-së në Kosovë i publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

NULL NULL
19.04.2024 11:41
Ambasada e ShBA-se ne Kosove
Ambasada e ShBA-se ne Kosove

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka publikuar numrat ku viktimat e dhunës në baza gjinore mund t’i raportojnë rastet.

Në një postim, Ambasada e ShBA-së në X ka kujtuar se Kosova ka një ligj në fuqi që e dënon këtë krim.

“Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm – i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni në: 0800 11 112 ose 192”, ka shkruar ambasada.

Kjo vjen pas dy ngjarjeve tragjike, që ndodhën ditëve të fundit në Kosovë.

Si pasojë dy gra u vranë në Ferizaj dhe Pejë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.