Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e ShBA-së mohon negociatat me Berishën për kreun e PD-së

NULL NULL
06.04.2022 18:31

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ambasada amerikane i ka dërguar një person për të zhvilluar negociatat për kryetarin e Parisë Demokratike.

Euronews Albania kontaktoi me ambasadën amerikane në Tiranë.

“Pozicioni i SHBA-së në lidhje me shpalljet për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe ato nuk janë të negociueshme,” – thuhej në përgjigje.

Ndërkohë, Berisha deklaroi të mërkurën se pavarësisht se ambasadorja Yuri Kim ka folur me Enkelejd Alibeajn dhe e ka cilësuar atë si kryetarin e komanduar të PD-së, askush nuk ka tagrin për të vendosur për kreun e partisë, përveç anëtarëve./EuronewsAlbania/

Sali Berisha: Yuri Kim më dërgoi një person në zyrë dhe më propozoi të hiqja dorë nga gara për kreun e PD-së

lajme të ngjashme