Ambasada e Kosovës në Slloveni vazhdon pezullimin e shërbimeve konsullore NULL NULL 05.04.2020 22:36 05.04.2020 22:36 Ambasada e Kosovës në Slloveni, ka bërë të ditur se në përputhje me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave mbrojtëse ndaj pandemisë së Covid-19, duke respektuar edhe masat e ndërmarra nga autoritetet shtetërore të Republikës së Sllovenisë, kjo ambasadë e ka vazhduar pezullimin e shërbimeve konsullore, me përjashtim të rasteve emergjente. “Pezullimi i shërbimeve konsullore vlen deri në marrjen e një vendimi tjetër. Luten qytetarët që të kenë mirëkuptim, derisa të ndryshojnë masat për mbrojtje nga Covid-19. ” Ambasada njofton po ashtu edhe për numrat që qytetarët i kanë në dispozicion, për të i’u drejtuar në raste emergjente kur ata kanë. “Për raste emergjente, numri i Shërbimit Konsullor në Ambasadën e Kosovës në Slloveni është: +386 31 465 221 dhe adresa e e-mailit: embassy.slovenia@rks-gov.net . “ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë