Ambasada e Kosovës në Izrael, Çerkezi: Kosova s’duhet të bëhet ‘mish për top’ (VIDEO) NULL NULL 01.03.2021 19:14 01.03.2021 19:14 Njohësi i çështjeve në Lindjen e Mesme, Sylejman Çerkezi, duke folur për çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael ka thënë se vendimet diplomatike nuk duhet të merren me nxitim. “Është një realitet që ne si popull jemi në Ballkan, si shqiptarë jemi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe do të duhej që të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në të dyja krahët. Diplomacia është në vetvete e ftohtë, e qetë dhe largpamëse. Nuk duhet t’i marrim vendimet diplomatike me nxitim apo me simpati të vendeve përkatëse”. Çerkezi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se Kosova duhet t’i shohë vetëm interesat e veta dhe nuk duhet të lejojë që të bëhet ‘mish për top’ në raportet mes vendeve të tjera. “Nuk jemi ne vend i madh që merr vendime strategjike për nivele botërore, ose t’i rregullojmë çështjet e Palestinës me Izraelin, pra nuk jemi faktor në nivelin botëror. Ne duhet të shohim se ku janë interesat tona. Aspekti i raporteve tona me njohjen e Izraelit padyshim që është e mirëseardhur për Kosovën, por Kosova nuk duhet të bëhet ‘mish për top’ që do të zgjidhë ose do të luajë interesin e Izraelit për Palestinën, kundër Palestinës ose të ngjashme”. “Ne duhet të shohim interesat e Kosovës. Kosova është njohur nga Izraeli për vetë faktin që është vend me shumicë myslimane dhe këtë duhet ta kemi parasysh. Është njohur në një kohë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe të rëndësishme për Izraelin, dhe pa dyshim që edhe për Kosovën. Kanë qenë dy interesa në një kohë të përbashkët”. Ai ka thënë se qeveria e re për këtë çështje do të duhet t’i shtjerrë të gjitha diskutimet me SHBA-në, BE-në dhe vendet që e kundërshtojnë vendosjen e ambasadës në Jerusalem. “Qeveria Kurti ka nevojë që me gjakftohësi dhe pa nxitim të diskutojë edhe me SHBA-në dhe me Ankaranë dhe vendet e tjera që janë në kundërshtim. Kemi edhe BE-në, që ne synojmë të jemi pjesë e tij, që nuk është i interesuar që të hapin ambasadën në Jerusalem. Mendoj që ka nevojë të bisedohet se cilat janë interesat e Kosovës – as nuk duhet t’i shohim interesat e Izraelit dhe as interesat gjeopolitike madhore”. “Nuk është e shëndetshme që Kosova të prishë raporte diplomatike me vendet e tjera dhe të mos përdoret nga fuqitë e mëdha për interesat e tyre në mënyrë që të destabilizojë politikën e brishtë të Kosovës, ku ne akoma pa e përfunduar statusin tonë të zgjedhim statuset e vendeve të tjera, sepse nuk kemi komoditet të tillë politik”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë