Ambasada e Kosovës në Holandë organizon koncert me këngë të vjetra shqipe NULL NULL 02.07.2022 13:54 02.07.2022 13:54 Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Holandës ka organizuar koncertin e titulluar “Pa kornizë”, ku kanë performuar pianisti i njohur Arben Ramadani që jeton në Holandë dhe kitaristi i njohur Armend Xhaferi nga Kosova. Ata kanë intepretuar nga repertoari i tyre me muzikë të këngëve të vjetra shqipe të kombinuar me xhaz. Me këtë rast, ambasadori Dren Doli ka përshëndetur të pranishmit dhe ka folur për punën dhe veprat e artistëve që performuan. Në këtë koncert kanë marrë pjesë ambasadorë të akredituar në Hagë, diplomatë të shumtë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe pjesëtarë të diasporës sonë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 4 orë më parë
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 10 orë më parë
Kulturë Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbi 100 mijë turistë 1 day