Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e Italisë: Asociacioni nuk cenon sovranitetin e Kosovës, përkundrazi ndërton të ardhmen e saj

NULL NULL
31.01.2023 13:42

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur publikisht përkrahjen e saj për themelimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas deklaratës publike të ambasadës, Kosova me themelimin e Asocacionit nuk cënon kushtetutën apo sovranitetin e saj, përkundrazi ndërton të ardhmen e saj drejt strukturave euro-atlantike.

“Plotësisht pajtohemi: Përkushtimi i Kosovës për të themeluar Ascocacionin e Komunave me shumicë serbe nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj. Në të kundërtën, me themelimin e Asocacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen esaj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euro-atlantike”, shkruhet në postimin ambasadës në rrjetet sociale, raporton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme