Ambasada e Francës në Prishtinë me qëndrim ndryshe nga ajo në Beograd për aplikimin e Kosovës në KiE NULL NULL 2 weeks më parë 2 weeks më parë Ambasada e Francës në Prishtinë, për dallim nga ajo çka deklaroi ambasadori francez në Beograd, thotë se vendimi për aplikimin në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. Kjo ambasadë thotë e ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e këtij këshilli, por se prioritet aktual është rinisja e dialogut për çka kërkon angazhim nga Kosova dhe Serbia. “Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, thuhet në deklaratën e kësaj ambasade. Ambasadori i Francës në Beograd, Pierre Cochard, në deklarimin për një medium serb tha se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i njëanshëm dhe se si të tillë Franca nuk e mbështet.
Basketboll Finalen e pestë nga konferenca lindore mes Miami dhe Boston mund ta ndiqni direkt në Artmotion 25.05.2022 19: 00
Futboll Nis hyrja e tifozëve në stadiumin "Air Albania", bëhen kontrollime të rrepta 25.05.2022 19: 00