Ambasada e Francës: E respektojmë pavarësinë e BQK-së, por zbatimi i pakoordinuar i rregullorës paraqet vështirësi NULL NULL nga Albert Bajrami 13.05.2024 14:17 nga Albert Bajrami 13.05.2024 14:17 Më 11 maj, ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Nga e diela e 12 majit, valuta e vetme e cila mund të përdoret për pagesa në Kosovë është euroja. Lidhur me këtë çështja është deklaruar Ambasada e Francës. Në një përgjigje për Klankosova.tv thuhet se e respektojnë pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës, por se zbatimi i rregullorës i cili nuk është koordinuar paraqet vështirësi. ” Zbatimi i rregulloreve të Bankës Qendrore, i cili nuk është i kordinuar, megjithatë paraqet vështirësi që lidhen me qëndrueshmërinë e transfertave të ligjshme financiare nga Serbia, për shembull në favor të pensionistëve serbë ose të institucioneve shëndetësore ose arsimore”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës transmeton Klankosova.tv Ambasada e Francës thotë se i mbështet propozimet e emisarit special të BE-së në dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajçak, rreth kësaj teme. Tutje, Franca pret një përfundim të shpejtë dhe pozitiv të këtyre negociatave. “Ndërmjetësuesi evropian Lajçak organizoi disa takime për këtë temë. Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e tij dhe propozimet konkrete që ai ka paraqitur. Ne bëjmë thirrje për një përfundim të shpejtë dhe pozitiv të këtyre negociatave. Përfundimisht, një zgjidhje e qëndrueshme do të gjendet përmes krijimit të asociaciont të komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigje/ Klankosova.tv