Ambasada amerikane në Prishtinë nis përgatitjet për festën e 249 vjetorit të Pavarësisë (VIDEO) NULL NULL 01.07.2025 12:48 01.07.2025 12:48 Me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nisur përgatitjet për festimet madhështore që do të zhvillohen së shpejti. Vullnetarët e ambasadës janë duke punuar me përkushtim, duke u kujdesur për çdo detaj, nga vendosja e dekorimeve, përgatitja e ushqimeve tradicionale e deri te organizimi i hapësirave, transmeton klankosova.tv. ”Shiko magjinë teksa ndodh! Vullnetarët e ekipit tonë po përgatiten për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë. Nga vendosja e dekorimeve dhe përgatitja e ushqimeve të shijshme, deri te sistemimi i tavolinave – çdo detaj pasqyron përkushtimin tonë për të nderuar shpirtin e lirisë që e përcakton kombin tonë. #249VjetoriiPavarësisë”, shkruan ambasada në reagimin e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.