Ambasada amerikane falënderon të gjithë ata që nuk po ndalen duke punuar në këto ditë pandemie NULL NULL 20.04.2020 12:25 20.04.2020 12:25 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka dedikuar një falënderim të veçantë të gjithë atyre që nuk po ndalen duke punuar dhe ofruar shërbimet e tyre edhe në këto ditë të pandemisë. “Shumë prej nesh po arrijmë akoma që të studiojmë dhe punojmë nga shtëpitë këto ditë dhe javët e fundit, falë lidhjeve të qëndrueshme me Wiereles. Prandaj, duam të falënderojmë ofruesit e internetit të Kosovës që na kanë mundësuar që të jemi të lidhur me më të dashurit tanë! Ju lumtë”. Tutje Ambasada e SHBA-ve po ashtu shprehu mirënjohje edhe për ata që janë në vijë të parë të kryerjes së obligimeve ndaj qytetarët. “Duke përfshirë këtu punëtorët në supermarkete, furra, farmaci, banka, media, shërbimet, fermerët, pastruesit, prodhuesit e ushqimit, fabrikat, stafin e dorëzimeve dhe shumë e shumë të tjerë që akoma shkojnë të punojnë si zakonisht gjatë kësaj kohe. Përgëzime për ju”. Postimi i plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 47 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë