Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Amali i Vogël”, kukulla që përfaqëson refugjaten nga Siria arrin në Angli (VIDEO)

NULL NULL
20.10.2021 13:03

Një kukull gjigante e një fëmije refugjat sirian, e krijuar për të simbolizuar miliona fëmijë të zhvendosur, zbarkoi në brigjet e Anglisë juglindore të martën.

Kukulla 3.5 metërshe e quajtur “Amali i Vogël” – një emër që do të thotë “shpresë” në arabisht – u përshëndet nga aktori Jude Law në bregdetin Folkestone.

E krijuar nga tre persona, marioneta është në pjesën e fundit të një udhëtimi 8 mijë kilometërsh në të gjithë Evropën.

Ajo u nis nga kufiri turko-sirian në korrik dhe u përshëndet nga mijëra njerëz gjatë rrugës, përfshirë Papa Françesku në Romë.

” Amal”u krijua nga Handspring, kompania që bëri kukullat e kuajve për shfaqjen e teatrit West End dhe Broadway “War Horse”.

Ajo u krijua si pjesë e The Walk, një festival udhëtues i artit dhe shpreson të rrisë ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballen emigrantët e rinj.

Ideja e udhëtimit të Amalit të Vogël në kërkim të vëllait të saj evoluoi nga “Xhungla”, një lojë për migrimin dhe zhvendosjen.

 

lajme të ngjashme