Alves: Topi i Artë duhej t’i ishte dhënë Eriksenit NULL NULL 29/11/2021 29/11/2021 Lionel Messi fitoi Topin e Artë të shtatë të hënën, por ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, Dani Alves beson se çmimi duhej t’i ishte dorëzuar Christian Eriksenit. Mesfushori danez mbeti pa ndjenja gjatë ndeshjes së kombëtares së tij kundër Finlandës në Kampionatin Evropian 2020 dhe u desh të dërgohej në spital pasi pësoi një arrest kardiak, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv. “Mendoj se Messi është një kandidat i madh për Topin e Artë”, tha Alves “Të jem i sinqertë, këtë vit për mua të gjitha çmimet individuale duhet t’i jenë dorëzuar Eriksenit sepse duhet t’i dërgojmë një mesazh botës se jeta është më e rëndësishme se sa futbolli”. “Dhe kur një person kthehet si ai, dhe pas të gjithave që kemi kaluar me COVID-19 që është në vazhdim, mendoj se mund t’i dërgojmë një mesazh të gjithëve se ka gjëra në jetë më të rëndësishme se sporti”.
Kosova A “kërcënoi” Bulliqi që bëhet i pavarur nëse s’fiton për kryetar të degës së VV? (VIDEO) 16 minuta më parë
Kosova Serbi mësoi të thotë në shqip “të dua” dhe “faleminderit”, gjatë seminarit të gjuhës (VIDEO) 21 minuta më parë