Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Altin Morina për ndeshjen kundër Yllit: Fituese do të jetë skuadra që e dëshiron më shumë finalen

NULL NULL
04.05.2021 16:09

Të etur për fitore janë Ylli dhe Rahoveci.

Edhe pas katër ndeshjeve ende nuk është përcaktuar finalisti për Supërligën e Kosovës në Basketboll.

Lidhur me këtë sfidë ka folur, Altin Morina, i Rahovecit, i cili ka thënë se fitoren do ta arrijë ai që e dëshiron më shumë.

“Besoj që fituesin do të përcaktohet varësisht se kush e dëshiron më shumë finalen”, tha Morina për KlanKosova.tv.

Vreshtari shpreson se loja në mes të Yllit dhe Rahovecit do të jetë lojë interesante.

“Shpresoj që do të kënaqeni ka me qenë një ndeshje shumë interesante dhe do të ketë lojë të bukur”.

Loja e fundit e gjysmëfinales në mes të Yllit dhe Rahovecit luhet sonte me fillim nga ora 20:15 në sallën e sportit “Mizair Isma”

KlanKosova.tv ka provuar të kontaktojë lidhur me ndeshjen edhe me lojtarë e Yllit por të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.