Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar në Shqipëri

NULL NULL
12.12.2022 21:00

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Kështu Këshilli i Ministrave vendosi që Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar të lirohet nga kjo detyrë dhe Altin Basha të emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.

Basha mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të “Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli”. Këtë detyrë e mori vetëm një vit më parë. Para pak ditësh, Basha dha dorëheqjen nga “Arturbina”. Më parë, Basha ka qenë për shumë vite regjisor i emisionit të humorit “Portokalli”./ATSH/

lajme të ngjashme