Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alternativa garon e vetme në zgjedhjet lokale në gjashtë komuna, tregon Kusari-Lila

NULL NULL
22.07.2025 11:52

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari- Lila, bëri të ditur se ky subjekt politik në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë e vetme në gjashtë komuna të vendit.

Në një konferencë për media, ajo tha se në ato komuna, Alternative do të ketë lista për kuvende komunale.

“Në tri prej tyre do të kemi kandidatë për kryetarë të Komunave. Alternativa do të garoj me listë për asamble në komunat: Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut” tha ajo.

Kusari –Likla tha se se po punojnë që të shtrihen edhe në Komunën e Gjilanit dhe atë të Ferizajt, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme