Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alsat-M: Tomor Morina nuk do të ekstradohet

NULL NULL
12.08.2019 14:41

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, nuk do të ekstradohet.

Kështu thuhet sipas Televizionit Alsat-M, që bën të ditur se ende një vendim final nuk është marr për rastin “Morina”, por  Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut do të marr vendim negativ sa i përket ekstradimit të tij në Serbi, përcjellë Klan Kosova.

Tomor Morina, më 24 korrik ishte arrestuar në pikën kufitare në Bllacë dhe që nga ajo kohë ai po mbahet në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar nga Interpoli të cilën e ka lëshuar Serbia, me pretendimet se Morina ka kryer krime lufte.

Ai ka edhe nënshtetësi britanike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.