Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alonso dëshiron që Huijsen të udhëheqë mbrojtjen e Real Madridit

NULL NULL
17.05.2025 08:29

Xabi Alonso do të rikthehet te Real Madridi në javët e ardhshme, teksa merr drejtimin e skuadrës në Estadio Santiago Bernabeu.

Ish-mesfushori ka konfirmuar largimin e tij nga Bayer Leverkusen si pjesë e hapit të parë drejt rikthimit të tij në Madrid.

Raportime të shumta kanë nxjerrë në pah lëvizjen e Los Blancos për yllin e Bournemouth, Dean Huijsen, dhe marrëveshja tani është afruar një hap më shumë.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Alonso dëshiron që Huijsen të udhëheqë mbrojtjen e Real Madridit.

Reprezentuesi spanjoll ka një opsion lirimi prej 60 milionë eurosh në marrëveshjen e tij aktuale , por në Spanjë disa raportime pretendojnë se Los Blancos do të përpiqen ta ulin atë çmim, pasi mendojnë se është shumë i shtrenjtë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme