Aliu tregon arsyen pse Ferizaj është më ‘i veçantë’ se qytetet e tjera të Kosovës (VIDEO) NULL NULL 30.05.2025 10:15 30.05.2025 10:15 Agim Aliu Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në një intervistë për “Fol me Arin”, deklaroi se pse ky qytet është një histori suksesi më ndryshe se komunat e tjera. Duke marr parasysh që Ferizaj është qyteti më i ri në Kosovë, Aliu thotë se ai pati zhvillimin më të shpejtë, transmeton Klankosova.tv. “Arsyeja pse është më i ndryshëm, më zhvillimor, më transformues është për faktin se vetë Ferizaj paraqet diçka për Republikën e Kosovës, sepse është qyteti më i ri në Republikën e Kosovës. Në para dy vitesh këmi shënuar 150-vjetorin e qytetit dhe vetë fakti që është qyteti më i ri, dhe ka ardhur në këtë stad të zhvillimit dhe transformimit, është tregues i qartë që ka pasur projekte, ka pasur dinamikë, që janë ndërtuar në bazë të një vizioni që iu paraqitë qytetarëve”, tha Aliu. Për krejt këto të arritura, kryetari Aliu tha se duhet të ketë edhe guxim politik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025