Aliu: S’ma ndaloi KFOR-i takimin me Hetemin por ishte udhëzim i Policisë së Kosovës NULL NULL 10.06.2023 00:05 10.06.2023 00:05 Foto: Arkiv Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mohuar lajmet se KFOR-i ia ka ndaluar atij që ta takojë kryetarin e Leposaviqit, Lulëzim Hetemin. Sipas Aliut, ishte udhëzimi i Policisë së Kosovës që të mos vazhdohet tutje, përderisa shtoi se KFOR-i i ka ofruar siguri me një njësit të tyre që ishte dërguar pikërisht për këtë qëllim. “Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth”. “Spekulimet e tilla, i’u shkojnë për shtati vetëm bandave që janë të instaluara aty, njëherit këto lajme të pavërteta po ashtu po e zhvlerësojnë punën e palodhshme dhe profesionale që Policia e Kosovës po e bën atje”, tha Aliu, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai e falënderoi kryetarin e Leposaviqit, Lulëzim Hetemin, i cili po vazhdon të qëndrojë i mbyllur në objektin e komunës, duke thënë se ai po bën qëndresë shembullore për Republikë, rend e ligj. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 10/04/2025