Aliu: Niveli ministror na pengoi të ndërtojmë parkun masiv në Ferizaj (VIDEO) NULL NULL 07.10.2025 22:56 07.10.2025 22:56 Kryetari i Ferizajt që po rikandidon për këtë post, Agim Aliu, ka thënë se atyre po iu pamundësohet ndërtimi i një parku masiv të gjelbër në qytet. “Edhe në 2021-2025, kemi ndërtuar shumë parqe, edhe vetë programi politik ka qenë Ferizaj i gjelbër”, ka thënë Aliu në Rubikon të Klan Kosovës. “Mirëpo më shumë ka dominuar tema, ka qenë edhe ndonjë lloj kauze, ku mund të zhvillohet një betejë politike më e kollajshme dhe jo të përmenden parqet që kemi ndërtuar”. Aliu u thellua më tej se pse, sipas tij, nuk po realizohet projekti për parkun në Ferizaj, teksa akuzoi nivelin ministror për këtë bllokadë. “Shpesh jemi ballafaquar me pengesa të ndryshme edhe për të ndërtuar parqe të caktuara. Fjala vjen, një park masiv në zonën qendrore të Ferizajt, unë jam penguar ta ndërtoj. Ka qenë një hapësirë prej 1.3 hektarësh, sepse ka pasur ndikim politik në shpalljen e një hapësire atje si trashëgimi kulturore, që nuk plotëson as minimumin profesional të shpalljes së një objekti të tillë si trashëgimi kulturore”. “Unë jam penguar që të ndërtoj një park, vetëm 100 metra larg nga Kuvendi i Komunës, që sigurisht se përtej asaj ka pasur edhe parkingun prej 700 nënparkimesh, parking nëntokësor. Ndërkaq, sipër ka qenë projekti që të ndërtohet një park, por jemi pamundësuar. Dhe sigurisht që ne do të kërkojmë që të shfuqizohet, sepse nuk është vendim professional”. “Madje, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Ferizaj nuk e ka rekomanduar që të futet në listën e objekteve me trashëgimi kulturore, por në nivelin ministror është marrë ky vendim, në listën e përkohshme të mbrojtjes së trashëgimisë, dhe praktikisht na është pamundësuar që të ndërtohet një park i tillë”, u shpreh ai.