Aliu më në fund e takoi Hetemin, por u sulmua me vezë kur doli (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 13.06.2023 23:00 nga Qendresa Tershana 13.06.2023 23:00 I siguruar hyri për ta takuar bashkëpartiakun kryetar. E po me aq përcjellje të policisë e KFOR-it, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu edhe doli nga objekti i komunës së Leposaviqit, ku me Lulzim Hetemin tha që folën për projektet infrastrukturore, raporton Klan Kosova. Rrugës për te vetura, protestuesit e sulmuan me ngjyrë e vezë. Megjithë këtë sakrificë, ai arriti të bëjë vizitë në objektin komunal, por jo edhe ekipi i Klan Kosovës, ani se tentoi jo veç një herë. E pasuksesshme ishte edhe tentativa e dytë, ndonëse asnjë arsye nuk u dha as këtë herë. Kryetari i ngujuar mbase do t’i priste mirë mysafirët nga Prishtina, që për një protestuese serbe ishin të padëshiruar. Ajo u afrua të ekipi i Klan Kosovës duke u kërkuar të mos xhironin e të mos qëndronin në Leposaviq, që për të është Serbi. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.