Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alienët janë vetëm 40 vite dritë larg

NULL NULL
04.05.2016 12:30

Shkencëtarët besojnë se kanë “kapur jackpot –in”sa i përket zbulimit të jetës në planete të tjera.

Astronomët kanë zbuluar 3 planete të reja me madhësi të ngjashme me Tokën, të cilët e kanë orbitën rreth një ylli xhuxh, që ndodhet vetëm 40 vite dritë larg nga planeti ynë.

Sipas shkencëtarëve, të paktën njëri prej këtyre 3 planeteve mendohet se ka kushte atmosferike të përshtatshme, as shumë ftohtë dhe as shumë ngrohtë, shkruan tvklan. Zbulimi u bë nga një grup ndërkombëtar astronomësh.

Yje të tilla janë tepër të zakonshme në Rrugën e Qumshtit, por kjo është hera e parë që gjenden planete rreth tyre.

Pavarësisht se ndodhet kaq pranë Tokës, ky yll është kaq zbehtë dhe i kuq për t’u parë me sy të lirë apo edhe me një teleskop amator.

lajme të ngjashme