Alicia Keys u urren Photoshop’in (FOTO) NULL NULL 02.06.2016 21:00 02.06.2016 21:00 Ekranet tona janë të mbushura me fotografi me intervenime Photoshopi e filtra të ndryshme, kështuqë sa herë i shohim të famshmit duke shkëlqyer në media sociale, diçka falso fshihet prapa tyre. Mirëpo Alicia Keys, ka vendosur të pozojë e pa grimuar fare për kopertinën e revistës Fault. Ndonëse nuk ka vënë pudër në fytyrë e as një grimcë shkëlqim buzësh, ajo edhe në natyralitetin e thjeshtësinë e saj, duket shumë bukur e përçon vetëbesim. “Para se të filloja punën për albumin tim të ri, vendosa të shkruaja një listë të gjërave të cilat më neverisnin. Njëra ndër to ishte të shmangja idenë e krijuar te gratë, se duhet të duken të dobëta e seksi e perfekte”, ka thënë Keys. Pak nga këto fjalë që i ka thënë këngëtarja për revistën, ajo i përmendë edhe në këngën e saj të quajtur “Ëhen a Girl Can’t be Herself”. View this post on Instagram @aliciakeys new single is out " I N C O M M O N ❤️ " it was so much fun to work on this project with you ! 💥💥💥#incommon #aliciakeys A post shared by paolakudacki (@paolakudacki) on May 4, 2016 at 8:17am PDT *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025