Alicia Keys sqaron se pse e këndoi këngën e New Yorkut në Angli (VIDEO) NULL NULL 08.06.2022 09:04 08.06.2022 09:04 Alicia Keys me sa duket po e adreson reagimin e ashpër rreth performancës së saj në koncertin Jubile Platini të Mbretëreshës Elizabeth. Gjatë fundjavës, këngëtarja 41-vjeçare performoi në festën e Pallatit në Angli, ku u kremtua 70-vjetori i monarkes 96-vjeçare që mori kurorën si Mbretëresha e Anglisë. Teksa ishte në skenë, Alicia performoi “Empire State of Mind”, për çka shumë njerëz e panë konfuz pasi kënga ka të bëjë me qytetin e Nju Jorkut dhe Alicia po performonte në Angli. Më quani të modës së vjetër, por pse Alicia Keys po këndon për NY kur ajo po feston Jubileun Platin të Mbretëreshës në LONDËR?” një person ka postuar në Twitter. Një përdories tjetër shkroi gjithashtu në këtë rrjet social: “Kështu që @aliciakeys këndon për Nju Jorkun në jubileun platinor të mbretëreshës, pse dreqin ishin ftuar edhe artistët amerikanë”. Mes gjithë reagimit dhe konfuzionit, Alicia shkoi në Instagram për të ndarë një video që dokumentonte përgatitjet e saj për performancën, duke zbuluar se Mbretëresha Elizabeth “personalisht” kërkoi listën e këngëve. “Duke u thënë ekipit se Mbretëresha kërkoi këngët që unë po këndoj”, tha Alicia në video. “Dhe ata thanë: “Nuk mund ta refuzosh Mbretëreshën”. Djali i saj 11-vjeçar, Egypt, shtoi më pas: “Nuk mund ta refuzosh mbretëreshën. Këtu është kundër ligjit.” Teksa Mbretëresha Elizabeth nuk mori pjesë në koncert, të gjithë anëtarët e familjes mbretërore ishin aty! View this post on Instagram A post shared by Alicia Keys (@aliciakeys)