Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alicia Keys e hapi Grammys me një dedikim të fuqishëm për Kobe Bryant (VIDEO)

NULL NULL
27.01.2020 09:30

Nikoqirja e Grammys, Alicia Keys – bashkë me Boys II Men – e ka hapur mbrëmjen në Staples Center me një dedikim për Kobe Bryant.

“Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të mërzitur tani. Pak më herët, Los Angeles, Amerika dhe e gjithë bota e ka humbur një hero. Ne po qëndrojmë sot këtu zemërthyer në shtëpinë që Kobe Bryant e ka ndërtuar”, ka thënë ajo.

Pasi ka thënë këto fjalë, Keys ka nisur të këndojë disa rreshta të këngës “It’s So Hard to Say Goodbye to Yesterday”. Pak më vonë, asaj në skenë i është bashkuar edhe grupi.

Teksti i këngës thotë: “Është shumë e vështirë t’i thuash lamtumirë të djeshmes/ Dhe unë do të marr me vete kujtimet/ Që të jenë dielli im pas shiut”.

Alicia Keys ka thënë se ka zgjedhur që të performojë këtë këngë, sepse “ne kemi dashur që të bëjmë diçka që mund të përshkruajë sado pak atë që po ndjejmë të gjithë tani”.

“Të duam, Kobe”, ka shtuar ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=VM8hcNb5ptQ

Para performancës dhe fjalimit të Keys, këngëtarja Lizzo e ka nisur natën e Grammys duke performuar këngët e saj “Cuz I Love You” dhe “Truth Hurts” duke ia dedikuar gjithçka Kobe Bryant.

“Sonte gjithçka është për Kobe”, ka thënë ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=qTxXyL3AfYw

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.