Ali Ahmeti: Vota e shpërndarë, votë e djegur NULL NULL 27.11.2016 16:49 27.11.2016 16:49 Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në vazhdë të fushatës zgjedhore zbriti në Komunën e Pllasnicës ku u takua me strukturën e partisë si dhe me banorë të kësaj komune. Ahmeti gjatë këtij takimi përsëriti porosinë tashmë të njohur në mbarë opinionin, se vota nuk duhet nënçmuar e as nuk duhet përçarë. Ahmeti u takua edhe me banorët e Debreshtës, Cërnilishtit, Llazhanit,vendbanime në Komunën e Dollnenit. Lideri Ahmeti, para strukturës vendore foli edhe për pesë përbetimet e BDI-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit, duke shtuar se opsioni që ofron BDI ka për qëllim mbarëvajtjen e popullit shqiptar dhe se që gjërat të ecin siç duhet, nevoitet angazhim i kuadrove të përsosura, të cilat dihet se i posedon Bashkim Demokratik per Integrim./Zhurnal