Ali Ahmeti: Sot vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit (VIDEO) NULL NULL 18.03.2023 10:52 18.03.2023 10:52 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje sot në Ohër do të jetë historike. Ahmeti, në një intervistë për Klan Kosova, tha se sot do të vendoset për ardhmërinë e shqiptarëve dhe rajonit, njofton Klankosova.tv. “Unë këtu kam ardhur me shumë miq dhe bashkëmendimtar për të inkurajuar palët që sot të arrihet një marrëveshje historike. Të presim mbase kjo do të ndodhë”. “Unë nuk kam ardhur në cilësinë e këshillëdhënësit, por në cilësinë e një shqiptari që beson se do të bëhet mirë për shqiptarët dhe gjithë rajonin, për paqen dhe stabilitetin. Këtu vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit” tha Ahmeti. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 5 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 11 orë më parë