Ali Ahmeti: Shqiptarët s’duan luftëra NULL NULL 27/04/2015 27/04/2015 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti, ka deklaruar se nuk është qëndrim i Maqedonisë se kosovarët kanë kryer aktin në Gushincë por i ndonjë zyrtari individual, megjithatë ai shtoi se dy qeveritë duhet të shkëmbejnë informacione lidhur me këtë incident. Këto komente ai i bëri pas takimit me zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Ky i fundit tha se Kosova çmon rolin e Ahmetit për afirmimin e shqiptarëve në Maqedoni komunitet ky që po kontribuon në shtet ndërtimin dhe integrimin e Maqedonisë. Lidhur me zhvillimet e fundit në zonën e Karadakut, ku Ministria e Punëve të Brendshme është duke realizuar aksione policore, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se, janë në komunikim me banorët e zonës dhe se është i njoftuar lidhur me veprimtarinë e organeve të policisë Maqedonase. “Jemi në komunikim me banorët e zonës, ka veprimtari të organeve të policisë së shtetit ata polic janë djem tanë që patrullojnë në terren. Shqiptarët nuk duan luftëra. Idealet e shqiptarëve të Maqedonisë duhet të jenë Integrimet Evropiane”, tha ndër të tjera Ahmeti. Ai, tha se BDI-ja është në Qeveri për të ndihmuar dhe zgjidhur problemet.
Kosova Qytetarët ndezin qirinj para qeverisë për reduktim të rrymës, përkrahen nga AAK-ja (VIDEO) 17/08/2022
Lajme Agjencia bërthamore e Ukrainës raporton një sulm kibernetik në faqen e saj të internetit 17/08/2022