Alexis Tolefree përforcon KBF Prishtinën NULL NULL 26.09.2020 19:00 26.09.2020 19:00 Klubi i basketbollit “Prishtina” në konkurrencën e femrave është përforcuar me basketbollisten amerikane, Alexis Tolefree i njohur si Lexx. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit prishtinas, njofton Klan Kosova. “Alexis vjen nga top kolegji NCAA “Arkansas Razorbacks”. Lexx luan në poziten e fundores dhe do të jetë një mbështetje shumë e fortë për klubin tonë”, shkruajnë ata. “Lexx ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të WNBA që e kanë intervistuar dhe po e ndjekin karrierën e saj me interes. Të luash në WNBA është një nga ambiciet kryesore të Lexx, synim drejt të cilit po punon sa herë që shkel në parket “.