Alexei Navalny lirohet nga spitali NULL NULL 23.09.2020 10:24 23.09.2020 10:24 Lideri opozitar rus Alexei Navalny është liruar nga spitali në Berlin ku edhe po trajtohej, pasi u helmua një muaj më parë. Spitali Charité ku ai po trajtohej njoftoi se po i jep fund kujdesit mjekësor, sepse gjendja e tij shëndetësore tashmë është përmirësuar dukshëm. Vetë opozitari rus Alexei Navalny ka postuar një fotografi në në rrjetet sociale duke i falënderuar mjekët që bënë gjithçka që ai të shërohet krejtësisht. Testet të cilat iu bënë Navalnyt, kritikut më të madh të presidentit Vladimir Putinit, treguan se ai ishte helmuar me agjentin nervor Novichok, shkruan BBC. Ai u bë shumë keq në një fluturim nga Siberia më 20 gusht, dhe u transferuar në spitalin Charité në kryeqytetin gjerman Berlin. Ndërsa, ekipi i Navalny pretendon se ai u helmua me urdhër të presidentit Vladimir Putin, por Kremlini mohon çdo përfshirje të tyre në këtë rast. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përplasja me Ramën, Dërguti: Sjellja e Kurtit, arrogante si zakonisht (VIDEO) 23 minuta më parë